Kredia 302 mln $ nga SHBA-të, Ambasada amerikane në Tiranë: Do të mbështesë modernizimin e mbrojtjes shqiptare
Për Ambasadën e SHBA në Tiranë, kredia prej 302 milionë dollarësh e miratuar në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF) për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare është një mbështetje për Shqipërinë në përmbushjen e angazhimit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Përmes një postimi në rrjetet sociale, selia diplomatike bëri të ditur ratifikimin e marrwveshjes dhe theksoi se ajo synon të mbështesë përparimin e vendit drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen. “Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit...
Burimi:
sot.com.al