Kos: Shqipëria, basti im! Integrimi i saj, brenda mandatit tim

Kos: Shqipëria, basti im! Integrimi i saj, brenda mandatit tim

Bashkimi Europian kërkon mbylljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë. Në një vizitë në Sllovaki, komisionerja për zgjerimin, Marta Kos shpreson që grupkapitujt për Shqipërinë të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. “A mund ta imagjinoni? Nga viti 2009, BE po fillon punën për një traktat të ri pranimi, për Malin e Zi. Me Shqipërinë, ne kemi hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave, dhe shpresoj të ecim përpara për ti mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut po ecën mirë me reformat, por ambicia jonë është për gjithë rajonin, të gjitha vendet të bëhen vende anëtare me të drejta të plota dhe me përgjegjësi të plota në BE, bazuar në linjëzim të plotë me ligjet dhe vlerat...