Korreshi nxjerr VIDEO-n: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo h*le???
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen skandaloze në spitalin e Lushnjes. Pas denoncimit publik në parlament të ushqimit të këtij spitali, Korreshi ka shkuar dhe në vend. Ai ka qenë tek kuzhina e spitalit të Lushjes, që vetëm e tillë nuk mund të cilësohet. ‘A është kuzhinë apo hale ??? Përgjigjen le ta japin patronazhistët.’, shkruan Korreshi në denoncimin e tij.
Burimi:
syri.net