‘Kontrollohen edhe profesionistët për t’i intimiduar’/ Koja: Patronazhimi ka rikthyer frymën e luftës së klasave
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, urbanistja Entela Koja u shpreh se fenomeni i patronazhimit ka shkuar përtej monitorimit të qytetarëve, duke krijuar, sipas saj, një klimë të ngjashme me “luftën e klasave”, ku çdo mendim ndryshe trajtohet si kundërshtar. Koja tha se gjatë viteve të fundit është forcuar një frymë përjashtuese, ku, sipas saj, mesazhi është “ose je me ne, ose je kundër nesh”. Ajo argumentoi se pushteti nuk pranon opozitën apo mendimin ndryshe, gjë që, sipas saj, ka sjellë pasoja në mënyrën e qeverisjes dhe ka favorizuar gabime të mëdha. Urbanistja u ndal edhe te përvoja e saj personale, duke deklaruar se, si profesioniste me licencë private, është përballur me kontrolle të vazhdueshme dhe verifikime që, sipas saj, shkojnë përtej...
Burimi:
syri.net