‘Konstituohet kryesia e Degës nr. 9 të PD’/ Këlliçi: Demokratët e Tiranës të vendosur për të çuar përpara betejën opozitare

‘Konstituohet kryesia e Degës nr. 9 të PD’/ Këlliçi: Demokratët e Tiranës të vendosur për të çuar përpara betejën opozitare

Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook konstituimin e kryesisë së Degës nr. 9 të Partisë Demokratike në Tiranë. Sipas Këlliçit, kryesia e re përbëhet nga “demokratë e demokrate të motivuar dhe të vendosur për të çuar përpara betejën me regjimin e Edi Ramës dhe për t’i ofruar zgjidhje Shqipërisë”. Në reagimin e tij, deputeti demokrat ftoi gjithashtu anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë dhe në të gjithë vendin që të marrin pjesë nesër në referendumin për votëbesimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Procesi “një anëtar, një votë” do të zhvillohet pranë qendrave të votimit të ngritura në zyrat e çdo dege të Partisë Demokratike, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite. Postimi i Këlliçit:...