Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt antarësimit

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt antarësimit

Sot në Bruksel mbahet Konferenca e 8 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Takimi sherben për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria për grup kapitullin e parë të njohur me emrin “Themeloret” dhe shënon një prej etapave më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në BE. Në këtë konferencë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe grupi negociator. “Po nisem drejt Brukselit, ku sot Shqipëria do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Një pjesë thelbësore e këtij rrugëtimi është, natyrisht, si progresi i arritur, ashtu edhe puna që mbetet për t’u bërë lidhur me mjedisin mediatik. Dhe këtë do ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me BE-në”, tha Rama. Mbajtja e...