“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Përgjatë vizitës në Athinë dhe me ftesë të homologut grek Nikos Dendias, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi mori pjesë në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme – ELIAMEP. Ministri Nufi theksoi se në një Evropë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, koordinimi strategjik mbetet një domosdoshmëri. Për sa i përket Shqipërisë, ai nënvizoi se vendi ynë jep kontribut të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri për Aleancën e NATO – si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme. “Ne po rrisim investimet tona dhe po modernizojmë Forcat tona të Armatosura. Kontributi ynë shtrihet në operacionet e NATO-s, misionet e BE-së dhe nismat ndërkombëtare për...