Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës
Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Burimi:
javanews.al