Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron: Investim i shkëlqyer për imazhin dhe ekonominë e vendit
Reperi me famë botërore Kanye West mbajti mbrëmjen e djeshme (11 korrik) koncertin e shumëpritur në Tiranë, duke sjellë në kryeqytetin shqiptar mijëra fansa nga vendi dhe rreth 80 shtete të botës. Koncerti u zhvillua në “Eagle Stadium”, arena e ndërtuar posaçërisht për këtë event në zonën e Kasharit, ku të pranishmit përjetuan një mbrëmje spektakolare me performancën e artistit amerikan. Pak orë pas koncertit, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e mbrëmjes, duke e cilësuar organizimin e këtij eventi si një investim me ndikim të rëndësishëm për vendin. “MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e...
Burimi:
javanews.al