“Kompensim qesharak dhe asgjë tjetër”/ Paketa e Maleve, Xhixho: Nuk është zhvillim, por grabitje e pastër e pronës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në FB ndaj nismës ‘Paketa e Maleve’, duke e cilësuar atë si një skemë që cënon pronën private dhe favorizon investitorët në kurriz të qytetarëve. Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama se, sipas saj, po lejon që çdo investitor strategjik të ndërhyjë në pronat e qytetarëve, duke i detyruar këta të fundit të ndjekin rrugë të gjata ligjore për t’i mbrojtur ato. Sipas saj, edhe në rastet kur qytetarët fitojnë në gjykatë, ata nuk arrijnë të rimarrin pronën, por përfitojnë vetëm kompensime që i cilëson si të papërfillshme. “Paketa e Maleve nuk është zhvillim, është grabitje. Siç thotë Rama, çdo investitor strategjik mund të investojë në PRONËN tënde, ndërsa ti detyrohesh të shkosh...
Burimi:
sot.com.al