Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur si komisioni “Xhafaj”, kaloi në filtër katër projekt-rezoluta të katër institucioneve të pavarura: Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamentit të Administratës Publike, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Me praninë vetëm të Gjin Gjonit, anëtar i opozitës në këtë komision, Fatmir Xhafaj tregoi se përse është i nevojshëm diskutimi në këtë komision i projekt-rezolutave përpara votimit në Parlament. “Ky është një proces i rëndësishëm parlamentar, sepse ka të bëjë me përmbushjen e njërit prej tre misioneve kryesore kushtetuese të Kuvendit, atë të mbikëqyrjes parlamentare, por edhe me një reflektim dhe zbatim ndaj rekomandimeve të BE-së dhe angazhimeve të shtetit shqiptar në kuadër...