“Koha për fitore dhe jo humbje”, Julia Ilirjani: Të rinjtë do të sjellin “uragan ndryshimi” në politikë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbledhur në një takim në Tiranë demokratë, struktura dhe mbështetës të cilët kërkojnë një rrugëtim të ri për opozitën. Një nga surprizat e këtij takimi ishte bashkimi me këtë lëvizje i aktores së njohur Julia Ilirjani, njëherësh ish-kandidatë për deputete e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ilirjani bëri një paralelizëm mes brezit të ri të demokratëve që mbushnin sallën dhe lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi diktaturën. Aktorja u shpreh se energjia e të rinjve që mbështesin këtë lëvizje të re brenda PD-së tregon se fryma e ndryshimit nuk është shuajtur dhe se suksesi do të vijë pikërisht nga bashkimi i njerëzve që ndajnë të njëjtat ideale. “Kur pata ftesën për të folur këtu mendova disa fjalë...
Burimi:
sot.com.al