Koçeku u shpall deputete e pavarur, këshilltari i PS: Dorëzo mandatin! Shijove privilegjet dhe…
Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka reaguar pas njoftimit të deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Në një postim në rrjetet sociale, Muharremi shprehet se e vlerëson vendimin e saj, por thekson se është e vështirë të injorohet fakti se kauzat që ajo përmend sot kanë qenë prezente edhe më herët, gjatë kohës që ishte pjesë e Partisë Socialiste. Ai shkruan se nëse një deputet nuk përfaqëson më forcën politike me të cilën është zgjedhur, atëherë duhet të dorëzojë mandatin, duke theksuar se mandati nuk është pronë personale, por besim i dhënë nga votuesit dhe partia. E vlerësoj vendimin e znj. Koçeku për t’iu bashkuar një kauze që...
Burimi:
javanews.al