Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Deputetja e PS në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi dje se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur. Kolegu i saj socialist Erion Malaj zbuloi se ka tentuar ta marrë në telefon Koçekun, kur lexoi lajmin e largimit, por telefoni i saj ka qenë i fikur. Malaj u shpreh se çdo njeri merr vendimet e veta në jetë, dhe koha tregon se kush ka të drejtë. “Deri në këto momente në asnjë mbledhje të grupit parlamentar nuk është shprehur as një lloj pakënaqësie, apo asnjë nga ato element që ne po përdorim. Znj.Koçeku në asnjë moment, deri para një jave, nuk ka pasur pakënaqësi. Unë...