Klejd Këlliçi: Shtyrja e zgjidhjes vetëm sa do ta përshkallëzojë krizën

Klejd Këlliçi: Shtyrja e zgjidhjes vetëm sa do ta përshkallëzojë krizën

Klejd Këlliçi e ka cilësuar protestën qytetare si një lëvizje të mirëfilltë shoqërore, e cila ka tejkaluar fazën e një reagimi spontan dhe ka marrë përmasa të gjera horizontale, duke përfshirë grupe të ndryshme shoqërore me ndjeshmëri dhe interesa shpeshherë edhe kontradiktore mes tyre. I ftuar në emisionin Jashtë Kontrollit në NTV, Këlliçi tha se protesta po ndjek dinamikat klasike të lëvizjeve shoqërore, me fazat e ngritjes, kulmimit dhe rrezikun e burokratizimit, i cili sipas tij mund të çojë në zbehjen e energjisë fillestare. Sipas tij, një nga sfidat kryesore të momentit është rritja e vazhdueshme e kërkesave, gjë që mund të sjellë edhe thellimin e kontradiktave të brendshme brenda lëvizjes. Këlliçi vlerësoi se protesta do të ishte më e konsoliduar nëse do të fokusohej...