“Kjo nuk është Shqipëria e re, ky është kaosi i ri”/ Protesta përpara Kuvendit, Braçe: Unë i zgjidh punët vetë…

“Kjo nuk është Shqipëria e re, ky është kaosi i ri”/ Protesta përpara Kuvendit, Braçe: Unë i zgjidh punët vetë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas incidenteve të regjistruara pranë Kuvendit gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai akuzon protestuesit për dhunë ndaj deputetëve dhe kritikon Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi situatën. “KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E RE! KY ËSHTË KAOSI I RI! Për tre orë rresht sot, në rrethinat e Kuvendit, në çdo rrugë hyrëse e dalëse të tij, ka pasur një sulm të gjatë e të lejuar ndaj çdo deputeti të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jo thjesht deputetëve të PS, por ndaj çdo deputeti që kalonte, hynte e dilte aty! Dhunë e drejtpërdrejtë dhe e filmuar qëllimisht; sharje, fyerje, ofendime në kor apo individuale, goditje me çdo send të...