“Kjo bandë në pushtet, nuk heq dorë nga korrupsioni”/ ‘Shpërthen’ Vasili: Petët e lakrorit po hapen, Rama do…
Të papërmbajtur në korrupsion dhe shpërdorim të tmerrshëm të pushtetit, propozohen projektligje që garantojnë pandëshkueshmërinë, sepse kjo është e vetmja gjë që di të bëjë Rama dhe qeveria. Tani, së fundmi, një projektligj që garanton mosarrestimin e Guvernatorit të Bankës. Po përse një projektligj i tillë? Shqiptarët, por edhe bota, shohin përditë një korrupsion monstruoz, kapilar, të qeverisë dhe të të gjitha institucioneve publike. Të gjithë presin ndëshkimin më të rreptë si të vetmin reagim përballë kësaj katastrofe shtetërore. Por po ndodh e kundërta. Nga se kanë kaq shumë frikë? Edi Rama, Taulant Balla dhe Ulsi Manja kanë depozituar më parë në Kuvend një projektligj për një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale për ndalimin e zbatimit të masës ndaluese e pezullimit nga detyra për...
Burimi:
sot.com.al