“Kina është e kërcënuar nga SHBA”, Bimo: Ata kanë frikë nga projeksionet amerikane

“Kina është e kërcënuar nga SHBA”, Bimo: Ata kanë frikë nga projeksionet amerikane

Kinezët e ndjejnë veten të kërcënuar nga projeksioni i Amerikës dhe nuk janë në garë për dominim botëror. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ish-ambasadori Roland Bimo, duke komentuar vizitën e kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në Kinë. Sipas tij janë një mori faktorësh që i bëjnë kinezët të jenë të ndjeshëm ndaj politikave amerikane në drejtim të tyre. “Doktrina e zotit Wess Mitchell më duket e vitit 2017-‘18 është ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Irani është objektivi i radhës së SHBA për të arritur te Kina. Në këtë në këtë formë siç janë ngritur stekat sot, kinezët ndjehen të kërcënuar nga projeksioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të...