‘Këtu u bëka, deti kos’, Hoxha: Janë 523 projekte ndërtimi, narko-trafikantët shqiptarë sjellin paratë
Një panoramë e frikshme e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe industrisë së ndërtimit zbulon se si miliardat e trafikut të kokainës po kthehen në kulla dhe resorte turistike në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Artan Hoxha shpjegon se të dhënat sugjerojnë se mbi 523 projekte ndërtimi, me 57 prej tyre tashmë të ekzekutuara dhe dhjetëra të tjera në pritje të lejeve, janë përdorur nga rrjetet kriminale për pastrim parash. Këto projekte, theksoi ai, operojnë shpesh pa asnjë konkurrencë reale në treg, duke u shërbyer narkotrafikantëve si një 'atlas' i hapur për të ricikluar paratë e pista. Sipas gazetarit, evoluimi i karteleve shqiptare ka qenë sa i shpejtë aq edhe strategjik, ku pas fazës së kultivimit masiv të kanabisit...
Burimi:
syri.net