“Këtu problemi i vetëm është përse…”/ Ish-prokurori, Beci: Korrupsioni është kthyer në pandemi
Korrupsioni në vendin tonë është kthyer në pandemi. Këtë shqetësim ngriti në nje studio televizive ish-prokurori Eugen Beci, në vijim të debatit për korrupsionin në Shqipëri. Sipas tij, SPAK po shton nga viti në vit dosjet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, duke zbuluar raste korrupsioni pothuajse në çdo institucion ku ndërhyn. “Shohim që Prokuroria e posaçme sa herë e drejton shigjetën, busullën, shënjestrën, po thoni ju, në çdo ministri, në çdo dikaster shtetëror, gjithmonë gjen patjetër o një grup strukturuar, o një titullar të korruptuar. Se ku është pakësuar korrupsionin, këtë nuk arrij kuptoj, por di të them që Prokuroria e posaçme nga viti në vit po shton dosje të cilat kanë lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të nivelit të lartë. Di të them...
Burimi:
sot.com.al