Kështjella kafkiane e Europës që ka krijuar Marta Kos për Shqipërinë
Kështjella kafkiane e Europës që ka krijuar Marta Kos për Shqipërinë Nga Ndriçim KULLA Ka jo pak raste kur shqetësimi nuk lind më nga kundërshtari i dukshëm, nga armiku që qëndron përballë dhe shpall hapur synimet e tij, por nga ai mekanizëm i padukshëm i pushtetit moral, që duke pretenduar se është arbitër, fillon të sillet si palë; që duke pretenduar se është garant i rregullave, fillon t’i interpretojë ato sipas nevojës së një aktori të vetëm; që duke pretenduar se mbron standardet, nis të justifikojë shkeljen e tyre. Në këto momente lind dyshimi më i rëndë, jo për fatin e një qeverie apo të një opozite, por për fatin e vetë parimeve mbi të cilat ngrihet një rend politik. Pikërisht ky dyshim po bëhet...
Burimi:
sot.com.al