Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se integrimi europian mbetet objektiv strategjik dhe aspiratë historike e shqiptarëve, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Balla theksoi se procesi i integrimit nuk është “pronë e një shumice apo e një qeverie”, por një synim kombëtar që mbështetet gjerësisht nga qytetarët shqiptarë. “Integrimi europian nuk është pronë e një shumice e qeverie, por aspiratë historike e shqiptarëve dhe objektiv strategjik i Shqipërisë. Këtë e konfirmon mbështetja e gjerë publike. I referohem Barometrit mbi Zgjerimin të publikuar nga Komisioni Europian në vitin 2025, ku është gjetur se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Balla. Sipas tij, Shqipëria mbetet një nga vendet me mbështetjen më të lartë...
Burimi:
javanews.al