Kërcënoi Bajrajt publikisht, Policia e Shkodrës: Deputetja Koçeku s’ka bërë asnjë kallëzim pranë nesh!
Pasi deputetja Marjana Koçeku u drejtoi një mesazh Bajrave në Shkodër, duke nënkuptuar se ajo dhe familjarët e saj ishin kërcënuar prej tyre, A2 CNN kërkoi informacion në Policinë e Shkodrës, nëse deputetja e këtij qarku kishte bërë denoncim për ndonjë kërcënim. Sipas Policisë për A2 CNN, “as Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici”. Pak më parë Marjana Koçeku, paralajmëroi në rrjetet sociale, Bajrajt e Shkodrës se do t’i shkatërronte nëse u ndodhte gjë familjarëve të saj. “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo. Pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku braktisi Partinë...
Burimi:
javanews.al