‘Kamza dhe Tirana kryesojnë për tenderë me risk të lartë’, PD: Janë kthyer në normë në pushtetin vendor

‘Kamza dhe Tirana kryesojnë për tenderë me risk të lartë’, PD: Janë kthyer në normë në pushtetin vendor

Partia Demokratike akuzon se tenderët me indikatorë risku “Red Flag” janë shndërruar në praktikë të zakonshme në pushtetin vendor. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli iu referua monitorimit të Open Procurement Albania për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke pretenduar se miliarda lekë fonde publike janë ekspozuar ndaj procedurave me risk të lartë. “Bashkia Kamëz rezulton rasti më kritik në nivel kombëtar. Nga 2.37 miliardë lekë fond limit, 1.23 miliardë lekë, ose 51.8%, lidhen me procedura të klasifikuara ‘Red Flag’. Ndërsa Bashkia Tiranë mban vendin e parë për ekspozimin financiar, me 1.7 miliardë lekë fond limit të klasifikuar ‘Red Flag’, thotë ajo. Sipas PD-së, në listën e bashkive me ekspozim të lartë ndaj procedurave problematike renditen Kamza dhe...