“Kam mbështetjen e më të votuarve”, Salianji nga Dibra: Berisha ka uzurpuar PD-në dhe e ka kthyer në ‘frëngji’ ku…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe demokratë në qytetin e Peshkopisë, ku ka artikuluar kritika të forta ndaj drejtimit aktual të Partisë Demokratike dhe deklaratave të kreut të saj, Sali Berisha, kundër ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Salianji tha se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara duke u mbyllur dhe duke sulmuar aleatët ndërkombëtarë. “Gara është nëpër sheshe, nëpër salla, demokratët janë në këmbë. PD nuk mposhtet, nuk uzurpohet dhe nuk ecën dot mbrapsht”, deklaroi ai. “Dua t’u përgjigjem atyre që thonë a ke figura që të mbështesin, më i votuari i Tiranës, Elbasanit, Kukësit, Durrësit, Shkodrës. Figura janë ata që përzgjedhin demokratët, jo një lidership që ka uzurpuar PD për interesa personale”, tha ai....
Burimi:
sot.com.al