“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama: I parkojnë makinat në rërë dhe pastaj protestojnë

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama: I parkojnë makinat në rërë dhe pastaj protestojnë

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm këtë të martë në Parkun e Apolonisë në kuadër të 35-vjetorit të PS Fier. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se protestuesit shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat në rërë, pastaj protestojnë për flamingot. “Sigurisht që ka gabime. Do të kemi gjithmonë gabime për sa kohë shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat në rërë, pastaj protestojnë për flamingot. Do të kemi gjithmonë probleme për sa kohë kemi njerëz që dalin në Instagram me kremra, me poza: ‘Jam në Toskanë. O sa e bukur Vjena’. Apo që vijnë në Shqipëri, e marrin atë pijen për ta reklamuar dhe e hedhin pastaj: ‘Hë se në Shqipëri jemi’. Duam flamingot. Je i sigurt që i...