Kallëzimi për koncertin e Kanye West/ Balla: PD gjeti një tjetër “armik të shqiptarëve”

Kallëzimi për koncertin e Kanye West/ Balla: PD gjeti një tjetër “armik të shqiptarëve”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja pse deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë këtë seancë, ishte se kanë denoncuar në SPAK kryeministrin Edi Rama për koncertin e Kanye West. “E morëm vesh edhe arsyen pse PD nuk është sot në seancë, sepse kanë shkuar të kallëzojnë penalisht edhe Kanye West. Pra, u gjet edhe një armik tjetër i shqiptarëve. Hyn në listën e lajmeve qesharake në botë, ku një parti politike, me një prezencë jo të vogël në Kuvendin e Shqipërisë, diku te 35 deputetë regjistron Grupi Parlamentar i PD… Më e bukura është që janë aq qesharakë, saqë edhe kallëzimin e kanë bërë në emër të Grupit...