Kalaja dorëzon në SPAK prova të reja për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama
Kalaja dorëzon në SPAK prova të reja për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama Avokatja Adriana Kalaja ka dërguar sot në SPAK prova të reja për Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga prokuroria e Posaçme, Kalaja deklaroi se, nisur nga investigimet e bëra nga emisioni “Plug” në Syri tv kanë dalë prova se Frangu ka lidhje me aferën më të madhe atë të AKSHI-t. Sipas saj, gjithashtu është vërtetuar me anë të provave lidhja e tij me Ermal Beqirin, me afera të tjera dhe si ka ndërhyrë në tendera. Deklarata e Adriana Kalasë Vijmë me një kallëzim penal shtesë që i referohet dosjes së një nga aferave më të mëdha korruptive dhe penale siç është dosja e AKSHI-t dhe...
Burimi:
sot.com.al