Kalaja: Balluku, Denaj dhe Malaj të hetohen, dyshime për organizatë kriminale në aferën 123 milion euro të “Bankers”

Kalaja: Balluku, Denaj dhe Malaj të hetohen, dyshime për organizatë kriminale në aferën 123 milion euro të “Bankers”

Kalaja: Balluku, Denaj dhe Malaj të hetohen, dyshime për organizatë kriminale në aferën 123 milion euro të “Bankers” Avokatja Adriana Kalaja deklaroi këtë të premte para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ka dorëzuar një shtesë kallëzimi penal ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku, duke e lidhur atë me “afera korruptive” dhe shkelje të rënda ligjore. Në një deklaratë për mediat, Kalaja tha se dosja e paraqitur përmban prova dhe të dhëna që, lidhen me korrupsionin, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, si dhe me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas saj, materiali i është drejtuar posaçërisht prokurorit Dritan Prençi, i cili po heton një çështje që lidhet me Ballukun....