Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton planin për modernizimin e infrastrukturës urbane

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton planin për modernizimin e infrastrukturës urbane

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi një platformë të re që synon kalimin gradual të rrjeteve kabllore ajrore në infrastrukturë nëntokësore, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe estetikës së zonave urbane. Gjatë një aktiviteti të dedikuar, Demo theksoi se kjo nismë përfaqëson një fazë të re zhvillimi për bashkitë dhe lidhet ngushtë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit, projekti është pjesë e strategjisë “Rilindja 2.0”, e cila pritet të prezantohet së shpejti para kryetarëve të bashkive dhe publikut. Ai nënvizoi se zhvillimi i qyteteve nuk duhet të bazohet më në ndërhyrje të veçuara, por në projekte të integruara që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës. Ministri evidentoi gjithashtu nevojën për përgatitjen e projekteve më cilësore nga njësitë e qeverisjes...