“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

Eksperti Gert Shella ka ngritur shqetësimin mbi situatën në burgjet shqiptare, duke e cilësuar alarmante dhe në kufijtë e trajtimit çnjerëzor. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se mbipopullimi dhe sidomos në paraburgim po cenojnë të drejtat themelore të njeriut. Ai shtoi se në gjashtë vitet e fundit janë raportuar dhjetëra raste vdekjesh në paraburgim, çka e bën situatën edhe më alarmante. “Unë dhe them që raporti i të burgosurve dhe të paraburgosurve duhet të jetë si në Evropë 20% të paraburgosur dhe 80% të burgosur edhe kjo për të eliminuar kushtet e torturës në burgje. Unë kam qenë kandidat për Avokatin e Popullit. Ç’domethënë ti vendosësh 20 veta në një dhomë?  Ç’domethënë 136 veta që janë kanë vdekur...