“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses

“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim të fortë në rrjetet sociale, duke komentuar një rast që, sipas tij, ilustron mënyrën se si manipulohet opinioni publik në rrjet Duke iu referuar dy fotografive të publikuara, ai ngre akuza për kontradikta mes mesazheve publike dhe veprimeve reale të një personazhi të përfshirë në debatet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në zonën e Kalasë së Durrësit. Në reagimin e tij, Rama thekson se rasti tregon “algoritmin e manipulimit në rrjetet sociale”, ku, sipas tij, individë që shkelin ligjin paraqiten si zëra të interesit publik. “Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë. Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë...