“Ju keni folur me tela me gjemba”, Berisha nga Kuvendi: Protestat vijnë nga mungesa e transparencës, e panë veten të rrethuar
Sali Berisha nga foltorja e parlamentit nuk e kundërshtoi projektin e ndërtimit të një resorti në Zvërnec ama bëri fajtor Edi Rama për atë që e quajti mungesë transparence, e cila shërbeu për të protestuar përpara kryeministrisë madje edhe përpara selisë së PD-s. “Që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato baçe. Që kanë djersën, kanë kockat e njerëzve të tyre. Po a e dini me çfarë keni folur ju me ta? Po turpi më i madh, mor! Ju keni folur me tela me gjemba! Ata u gdhinë një ditë, e panë veten të rrethuar me tela me gjemba. Njërin prej tyre e dëgjova, të thotë tek thoshte se, unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje. Se formularët e...
Burimi:
top-channel.tv