“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama: Transformimi digjital po shemb burokracinë

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama: Transformimi digjital po shemb burokracinë

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Ruhr Summit në North Rhine-Westphalia, ku ndau vizionin e tij mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në qeverisje, pushtet dhe zhvillim. Duke e krahasuar transformimin industrial të rajonit të Ruhr-it me sfidat e epokës së re teknologjike, Rama tha se inteligjenca artificiale nuk është një burim natyror, por një mundësi që u përket të gjithë atyre që dinë ta shfrytëzojnë. Ai solli si shembull transformimin digjital të Shqipërisë, duke theksuar se ofrimi online i mbi 1 mijë shërbimeve publike ka reduktuar hapësirat për korrupsion, pasi, sipas tij, “është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri”. Rama: Faleminderit për këtë mundësi dhe më lini të ndaj me ju disa mendime rreth asaj për të cilën më është kërkuar...