‘Jep dorëheqjen në 2030’ Rama ndan mesazhin e qytetarit: Qeverisjen e mundon fodullëku…do të të kujtojmë
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij. Rama ka publikuar një status ku shihet mesazhi i një mbështetësi i cili ironizon kërkesat e protestuesve. Në mesazhin e qytetarit drejtuar Ramës, renditen ndryshimet që ka pësuar Shqipëria gjatë qeverisjes, si: transformimet e zonave urbane, rritja e pagave, turzimi me shifra rekord, transformimi në arsim e shëndetësi. Në fund të mesazhit qytetari i drejtohet kreut të qeverisë duke ironizuar kërkesën e protestuesve: "Dorëhiqu...në 2030, por do të kujtojmë me siguri." Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht...
Burimi:
zeri.ai