“Jemi pro integrimit”/ Opozita bashkoi votat me qeverinë për raportin e BE, Kaso: Nuk përmban asnjë fjalë vlerësuese…

“Jemi pro integrimit”/ Opozita bashkoi votat me qeverinë për raportin e BE, Kaso: Nuk përmban asnjë fjalë vlerësuese…

Deputeti i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka deklaruar se miratimi i rezolutës për integrimin në BE në seancën e fundit plenare, është një shenjë që po i jepet Brukselit, se ndryshe nga ajo që ishte deri tani, në proces do të përfshihet edhe Kuvendi. I ftuar në një studio televizive ai u shpreh se deri në këtë moment opozita ishte përjashtuar nga procesi duke mos pasur asnjë informacion në lidhje me detajet, por se kjo pritet të ndryshojë. Në lidhje me përbërjen e rezolutës, ai u shpreh se ajo nuk përfshin lavdërime për punën e bërë nga qeveria, dhe se teksti i saj ka ndryshuar me kërkesë të opozitës. “Nëse shihni tekstin e miratuar dhe atë të propozuar fillimisht nga PS është kryekëput i ndryshëm,...