“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…
Debate me tone të ashpra është zhvilluar në seancën plenare mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe deputetit socialist Ardit Bido, teksa përplasja u fokusua te qëndrimet për Kosovën, Çamërinë dhe eurodeputeti Fredi Beleri. “Edi Rama nuk ka qenë kryeministri i vetëm në Beograd. Ka qenë edhe Enver Hoxha. Ashtu si Edi Rama, edhe Enver Hoxha hapi kufijtë me Jugosllavinë, krijuan Ballkanin e Hapur. Ashtu si Edi Rama, edhe Enver Hoxha heshti për Kosovën. Edi Rama ka shpallur edhe plan alternativ për veriun. Edhe Ramush Haradinaj ka pranuar se Edi Rama i ka kërkuar ndarjen e Kosovës. Ballkani i Hapur nuk ishte asgjë më pak se projekti i Enver Hoxhës. Ku e gjen guximin ministrja serbe të fyejë Kosovën? Sepse e di që ka...
Burimi:
javanews.al