“Jam i pafajshëm”,acarohet Ilir Meta: Më thoni një akuzë të vetme, nuk mbaj përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e mi

“Jam i pafajshëm”,acarohet Ilir Meta: Më thoni një akuzë të vetme, nuk mbaj përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e mi

Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për  një emison televiziv theksoi se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij. “Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta. I pyetur nga moderatori  a ndani të njëjtin mendim për bashkëpunëtorët, Meta u përgjigj: “Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”