Ja ushtria e berishistëve që po kap mikrofonin në protestë, punonjësit e Zenit tentojnë të marrin drejtimin e…
Ditën e 14-të të protestës masive të qytetarëve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, skenari i kapjes politike të revoltës ka njohur një pikë kulmore, teksa janë shtuar hapur tentativat nga kryedemokrati Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni, për t’ua ‘rrëmbyer’ tubimin qytetarëve të thjeshtë. Gazetarët e televizionit të familjes Berisha (Syri Tv) kanë depërtuar me “forcë” në tribunën e fjalimeve, duke e orientuar të gjithë retorikën e sheshit ekskluzivisht sipas interesit të ngushtë politik të ish-kryeministrit. I pari që mori fjalën në podium ishte gazetari Flavio Qarri, një punonjës i njohur në median e Shkëlzen Berishës, i cili injoroi plotësisht thirrjet dhe pakënaqësitë e qytetarëve që shprehnin revoltë ndaj të gjithë klasës politike, duke bërë kritika të forta dhe të njëanshme vetëm ndaj...
Burimi:
sot.com.al