Ja strategjia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’i shpëtuar burgut, si po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje…

Ja strategjia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’i shpëtuar burgut, si po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje…

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë paraqitur me një taktikë të përbashkët në seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në gjyqin ku akuzohen të dy për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Të dy kanë goditur vlefshmërinë e provave, pasi sipas tyre janë marrë përmes procedurave të paligjshme. Ish-presidenti, i cili ishte për herë të parë me avokatin e tij të ri Bujar Musta pasi shkarkoi Cakranin, u përqendrua posaçërisht në mesazhet me Kastriot Ismailajn, përfshirë atë ‘më duhen 200 mijë’, që është referuar gjithmonë si kërkesë për 200 mijë euro nga Meta për biznesmenin e lidhur me aferën e “CEZ-DIA”. Meta thotë se prokurorët nuk kanë provuar kurrë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim nga...