Ja dosjet që SPAK mban në “sirtar”, Myslym Murrizi gozhdon deputetët: Pse nuk e pyetët Klodian Brahon për aferën…

Ja dosjet që SPAK mban në “sirtar”, Myslym Murrizi gozhdon deputetët: Pse nuk e pyetët Klodian Brahon për aferën…

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar pas seancës dëgjimore të kreut të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke kritikuar deputetët për mënyrën se si e kanë pyetur drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Në një postim publik, Murrizi shprehet se është “habitur” nga disa prej pyetjeve të bëra ndaj Brahos, duke pretenduar se deputetët janë fokusuar në çështje të caktuara, ndërsa kanë shmangur sipas tij tema të tjera që lidhen me vendimmarrje të SPAK dhe hetime të bujshme. Ai gjithashtu pyet pse deputetët nuk ngritën çështjen e “anijeve të Bangladeshit”, duke pretenduar se shteti shqiptar ka humbur miliona euro nga kjo çështje, si dhe akuzon për mungesë hetimi ndaj zyrtarëve të lidhur me fondet e bujqësisë dhe kompanitë private që ofrojnë...