Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!
Për Tori Agollin, Sali Berisha nuk ka ndryshuar kurrë realisht nga vitet ’90. Ish-oficeri i Gardës e sheh ende si njeriun që “eliminon kundërshtarët” dhe që vazhdon të mbajë peng Partinë Demokratike edhe sot. Kjo ishte atmosfera e deklaratave që ish-shoqëruesi i Fatos Nanos bëri të premten në “Studio Live” në Report TV, ku riktheu jo vetëm konfliktin e vjetër politik mes socialistëve dhe Berishës, por edhe gjithë gjuhën e ashpër të tranzicionit shqiptar. Edhe pse tha se nuk ka një konsideratë të lartë për SPAK-un, Agolli këmbënguli se drejtësia nuk duhet të ketë ngjyrime politike dhe akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po godet vetëm “në një kah” duke injoruar Berishën të cilin e cilësoi si ‘njeriu më shkatërrues i kombit” që ka dominuar politikën...
Burimi:
javanews.al