Ish demokrati “i lutet” Ramës: Mos e jep dorëheqjen, çoje vendin në Bashkimin Europian
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur kundër protestave, duke argumentuar se ato dëmtojnë interesat e Shqipërisë, pengojnë investimet e huaja dhe rrezikojnë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në deklaratat e tij, Spaho tha se protesta synon të sabotojë një investim që ai e cilësoi të rëndësishëm për vendin, ndërsa shtoi se e sheh atë edhe si një përpjekje për të penguar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sipas tij, në një moment kur vendi ndodhet pranë përmbylljes së negociatave për kapitujt e anëtarësimit, prioritet duhet të jetë ruajtja e stabilitetit dhe përmbushja e objektivit strategjik të integrimit europian. “Që ditën e parë që ka filluar kjo protestë, jam shprehur kundër saj për dy arsye kryesore: së pari kërkojnë të...
Burimi:
ntv.al