Irani reagoi për Zvërnecin, Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Esmaeil Baghaei ka bërë komente sot në 8 qershor për protestat e fundit në Tiranë, në lidhje me projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Baghaei thotë se akuzat e Ramës se Irani ka lidhje me protestat për Zvërnecin janë qesharake. Ai shprehet se kryeministri shqiptar ka arritur deri në pikën, që edhe “flamingot mund t’i akuzojë se janë agjente iraniane”. Baghaei nënvizon se Tirana ka pranuar “terroristë”, duke nënkuptuar muxhahedinët. “Ndoshta Tirana zyrtare do thotë se edhe flamingot janë agjente iraniane. Pretendimi është një steriotip, ku çdo qeveri që afrohet me sionistët, ngre akuza kundër Iranit, që të kënaq Izraelin. Por, populli shqiptar ka një nivel të lartë të të kuptuarit dhe e ndjen se qeveria shqiptare...
Burimi:
javanews.al