“Irani e shpalli hapur se është pas protestave”, Çupi: Po ushtron ndikim përmes financimeve
Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh se Irani po ushtron ndikim në protestat e fundit në Shqipëri dhe se institucionet shtetërore duhet të reagojnë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Sipas Çupit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte “i detyruar të mbronte dhe të përkrahte Iranin kundër Shqipërisë”. Analisti pretendoi se Irani është i pranishëm përmes financimeve, ndikimeve ideologjike dhe rrjeteve të personave e agjencive ndërmjetëse që, sipas tij, po përpiqen të ndikojnë protestën. Ai ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si rrezik të depërtimit të influencës iraniane dhe të ekstremizmit fetar në Shqipëri, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore. “Sot Sali Berisha ishte i detyruar me patjetër të mbronte Iranin dhe të përkrahte Iranin kundër Shqipërisë. Irani...
Burimi:
javanews.al