Investigimi/ Berisha: Diella, avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale! Rama-Begaj kryen krim kushtetues

Investigimi/ Berisha: Diella, avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale! Rama-Begaj kryen krim kushtetues

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe  investigimin e ekspertit ndërkombëtar të inteligjencës artificiale, Patrick Quirk, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për mashtrim publik lidhur me projektin ‘Diella’. Sipas Berishës, analiza e ekspertit arrin në përfundimin se “Diella” nuk përmban asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë vetëm për një “avatar bosh”, të përdorur për propagandë dhe për të fshehur, sipas tij, abuzime financiare. Pjesë nga deklarata e kreut të PD: Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra.Çdo gënjeshtër është një turp, është në vetvete një amoralitet.Por gënjeshtrat në rang ndërkombëtar janë turp botëror.Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët...