Intervista – Komisioni Evropian: Progresi i Shqipërisë matet me standardet, jo vetëm me negociatat

Intervista – Komisioni Evropian: Progresi i Shqipërisë matet me standardet, jo vetëm me negociatat

Nga Alba Kepi/ Ndërsa qeveria shqiptare vijon ta paraqesë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian si historinë e suksesit të mandatit të saj, protesta mbi një muaj e popullit shqiptar ka zhvendosur debatin nga retorika politike te respektimi konkret i standardeve evropiane. Çfarë po ndodh prek mënyrën se si zbatohen detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit, dialogun me shoqërinë civile, shtetin e së drejtës dhe garantimin e lirive themelore. Mbi zhvillimet në Shqipëri, gazetarja Alba Kepi i kërkoi një koment zyrtar Komisionit Evropian. Komisioni Evropian shmang çdo gjykim politik mbi çështjen konkrete, por kujton se asnjë projekt dhe asnjë vendim i autoriteteve shqiptare nuk mbetet jashtë monitorimit të procesit të anëtarësimit. Në përgjigjen e tij, Brukseli thekson se çdo projekt duhet të jetë në...