Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel
Mbahet sot në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një zhvillim i konsideruar si ndër momentet më të rëndësishme në procesin e integrimit europian të vendit. Takimi pritet të shënojë një etapë të re në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke hapur rrugën drejt fazës përmbyllëse të bisedimeve me bllokun europian. Konferenca zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe organizohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja, si dhe vendosja e standardeve përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”, që konsiderohet një nga grupkapitujt më të rëndësishëm të negociatave. Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit pritet të...
Burimi:
javanews.al