Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një deklaratë për mediat para samitit të Tivatit, Rama tha se BE-ja duhet të ruajë parimin e meritës, por njëkohësisht të gjejë një mënyrë më të shpejtë për integrimin e vendeve kandidate, duke sjellë shembullin e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe bashkimin e Gjermanisë, duke argumentuar se Europa ka nevojë për një vizion të ri politik. “Unë e kam thënë prej kohësh. Më në fund u dëgjua, por tanimë nuk është e mjaftueshme. Besoj që Europa, në radhë të parë për vetën e saj duhet të bëhet më e guximshme, duhet ta mbajë procesin e bazuar në meritë, duhet të shkojë në drejtimin gradual, por duhet...