“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, hodhi poshtë çdo pretendim se procesi i integrimit ka ngecur. Edhe pse COELA, grupi teknik, i cili shqyrton raportet e Komisionit Europian, ende nuk e ka miratuar raportin për Shqipërinë, Kuko tha se ka ende kohë. “Ky grup mblidhet çdo javë dhe shqyrton raportin e KE, që në rastin konkret për Shqipërinë ishte pozitiv. Fakti që ende nuk ka një verdikt nuk do të thotë asgjë, vetëm se kemi një proces”, tha Kuko në një intervistë për “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN. “Ka edhe disa mbledhje të tjera dhe deri atëherë duhet të themi vetëm progres pune i vazhdueshëm deri në bindjen e vendeve anëtare, të cilat duhet thënë që janë edhe skeptike brenda vendeve të tyre...